Kuqezinjtë i kanë dhënë mbrëmë fund aventurës së tyre në kampionatin europian pas një pike të grumbulluar në grupin e “ferrit” përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.
Pas përballjes së fundit me iberikët, kuqezinjtë do të bëjnë gati valixhet për t’u kthyer në Tiranë.
Mesditën e sotme rreth orës 12, avioni me ekipin kombëtar në bord do të lërë tokën gjermane për t’u kthyer në Rinas.
Mijëra shqiptarë ndoqën kombëtaren në tre ndeshjet e grupit në Gjermani dhe pritet që një numër i madh të jenë edhe në aeroportin “Nënë Tereza” për t’i pritur kuqezinjtë.
lajme,sport,kombetarja,tirane , kombetarja,tirane