Në qiellin e Berlinit njëra mes Spanjës dhe Anglisë do të festojë me trofeun më të lakmuar në kontinent.
Trofeu i sotëm nuk është i ngjashëm me atë që ngirit përfaqësuesja e ish-Bashkimit Sovjetik në 1960. Trfeu në fjalë u krijua po në atë vit dhe mori emrin e Henri Delaunay, i cili ishte sekretari i parë i përgjithshëm i UEFA-s.
Delaunay punoi për vite të tëra për këtë projekt, i cili mori jetë në 1960, por për fatin e tij të keq nuk arriti që ta gëzonte pasi ndërroi jetë në 1955.
Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s u bë djali i Henri Delaunay, Pierr. Në shenjë mirënjohjeje ky i fundit vendosi që ta pagëzonte trofeun duke i vendosur emrin e të atit.
Nga ai vit e deri më sot trofeu ka ndryshuar shumë përveç emrit. Modeli i ri i trofeut u prezantua në 2006 nga argjendaria britanike “Asprey”.
Kjo e fundit i dha formë trofeut të ri pas më shumë se 6 muajsh pune ndërsa për të kthyer projektin në realitet artizanët punuan më shumë se 170 orë.
Loren Craig, drejtor marketingu në “Asprey”, ka treguar se trofeu i ri është 60 centimetra i gjatë, 18 më shumë se versioni fillestar. Sipas Craig trofeu i ri peshon 8 kg, 2 më pak se modeli i vjetër.
sport,angli,Euro 2024 , angli,Euro 2024