Kukësi përforcon ofensivën, Devit Demircani firmos për dy sezone me verilindorët

Kukësi përforcon ofensivën, Devit Demircani firmos për dy sezone me verilindorët

Lajme

Kukësi ka prezantuar një tjetër afrim në repartin e avancuar, teksa klubi verilindor ka bërë të ditur se ka arritur akordin me sulmuesin Devit Demircani. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë për dy vite te skuadra.

Demircani i bashkohet Kukësit pas eksperiencës së tij te Trepça në Kosovë. Në sezonin e fundit, ai u aktivizua në 22 ndeshje dhe realizoi 5 gola.

Emri i lojtarit nuk është i panjohur në futbollin shqiptar, duke qenë se në të kaluarën ai ka veshur edhe fanellën e Teutës.

Te Kukësi besojnë se kontributi i sulmuesit do t’i shërbejë ekipit për të arritur synimet në sezonin e ri, me objektivin për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.

https://www.instagram.com/p/DaLpcfEtC5K
https://www.instagram.com/p/DaLpcfEtC5K

Promo