Kukësi gjen menjëherë trajnerin e ri, sot prezantohet 46-vjeçari

Lajme

Kukësi gjen menjëherë trajnerin e ri pas dorëheqjes së Emiljano Çelës.

Burime zyrtare në klubin verilindor konfirmuan për “Panorama Sport”, se drejtuesit kanë rënë dakord me Bledar Devollin. Trajneri 46-vjeçar nga Gjirokastra ka eksperiencën e duhur për të ringritur Kukësin, që këtë sezon kërkon të qëndrojë në Superiore, ndërsa pas 24 javësh kampionat pozicionohet në fund të klasifikimit.

Sot në 15:00 pritet që Devolli të prezantohet para skuadrës për të nisur zyrtarisht punën si trajner i Kukësit. Më parë ai ka drejtuar Dinamon, Luftëtarin, Kastriotin dhe Kamzën, ndërsa ka qenë edhe trajner i Drenicës në Superligën e Kosovës.

Devolli debuton në pankinën e Kukësit më 20 shkurt (të martën), në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës kundër Partizanit në shtëpi. /panoramasport/



sport,Kukes,Superiore , Kukes,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *