Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala ka kërkuar një takim urgjent me drejtuesit e Interit dhe Milanit me synimin që të rikthehen për të diskutuar së bashku për rinovimin e mundshëm të San Siros.
Kryebashkiaku dëshiron të kuptojë në detaje idetë dhe projektet e dy klubeve, veçanërisht ato të kuqezinjve që po ndjekin diskutimet për stadiumin e ri në rrethinat e Milanos. Pas thirrjes së Sala ndaj klubeve qëndron ideja për të rinovuar impiantin historik duke hequr dorë nga projektet për stadiume të reja jashtë qendrës së qytetit.
Megjithatë, duket një thirrje dëshpëruese pasi Milani ka bërë hapa zyrtare duke blerë për 40 milionë euro tokën në San Donato ku projektohet të ndërtohet stadiumi i ri 70 mijë vendësh.
sport,inter,Milan,san siro,serie a , inter,Milan,san siro,serie a