Kroacia ka dështuar të kalojë në fazën e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi 1-1 kundër Italisë në kuadër të Grupit B.
Kroatët e nisën më mirë ndeshjen, ku rrezikuan me anë të Luka Sucic në minutën e pestë, por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje fantastike.
Dominik Livakovic (28’) ia mohoi golin e sigurt Alessandro Bastonit, me këtë të fundit që goditi me kokë.
Në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë dramë, ndërsa Luka Modric shfaqi përvojën e tij, por nuk u mjaftoi.
Legjenda e Real Madridit dhe Kroacisë dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 54-të, pasi Donnarumma priti gjuajtjen e tij.
Por, nga rindërtimi i aksionit, Modric ia doli të realizonte pas vetëm një minuti për 1-0.
Në minutën e 62-të, Bastoni provoi edhe një herë, por goditja e tij me kokë sërish ishte e pasaktë për ta gjetur rrjetën.
Kroacia nuk arriti të mbahej deri në fund, pasi pësoi golin e barazimit në sekondat e fundit të takimit, me Mattia Zaccagni që realizoi në minutën e 90+8-të.
Në Grupin B, Spanja e mbyllë si lider me nëntë pikë, Iralia me katër, Kroacia me dy dhe Shqipëria me një.
🚨 GOAL: Croatia 1-1 Italy!
ZACCAGNI WITH A BEAUTIFUL FINISH! 🇮🇹 pic.twitter.com/AsyP2QLWGw
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 24, 2024
sport,Euro 2024 , Euro 2024