Kristjan Asllani mund të largohet nga skuadra e Interit. Për mesfushorin kuqezi, sipas mediave italiane, së fundmi është shfaqur një interesim i Borussia Dortmundit. Klubi gjerman është gati të bëjë ofertë prej 20 milionë eurosh që do ta zhvendoste shqiptarin në Bundesligë dhe do ta linte Simone Inzaghin pa lojtar në një nga repartet më të rëndësishme.
Largimi i ish-lojtarit të Empolit do të detyronte dyshen Marotta-Ausilio të kërkonin shpejt një zëvendësues. Padyshim që në sezonin e fundit me Interin, mes Serisë A dhe Champions League, mesfushori shqiptar tregoi rritje nga pikëpamja teknike dhe taktike.
Pavarësisht se është vetëm 22 vjeç, ai ka ende hapësirë për rritje dhe sigurisht mund të jetë një shtesë e vlefshme për çdo ekip të madh evropian në vitet në vijim.
Ndaj, mbetet vetëm të presim javët e ardhshme për të kuptuar realisht se cilat do të jenë lëvizjet e Borussia Dortmundit dhe si do të reagojnë më pas dyshja Marotta-Ausilio, gjithmonë nëse vendosin ta shesin mesfushorin te klubi gjerman.
sport,dortmund,kristjan asllani , dortmund,kristjan asllani