Krasniqi e Rrahmani dhurojnë spektakël me gola në derbi ndaj FCSB

Lajme

Ndeshja e javës së pestë të play-offit në grupin e kampionit në Superligën e Rumanisë, mes FCSB dhe Rapid Bukuresht, po del të jetë interesante.

Ndeshja nisi me golin e Darius Olaru për FCSB që në minutën e 10-të.

Por nuk vonoi shumë dhe dyshja shqiptare e Rapid u futën në aksion, kur Ermal Krasniqi shënoi pas asistimit të Albion Rrahmanit për 1-1 në minutën e 12-të.

Pas katër minutash ishte radha e Rrahmanit për të shënuar për 2-1 me një goditje të bukur me kokë.

Pas katër minutash ishte radha e Rrahmanit për të shënuar për 2-1 me një goditje të bukur me kokë.

Dy gola të shpejtë të Rapid që po kërkojnë të ngjiten në renditje për të siguruar një vend në garat evropiane.

Rrahmani ka tre gola në fazën play-off, ndërsa ka edhe 15 të tjerë në kampionatin e rregullt.



sport,albion rrahmani,ermal krasniqi,kombetarja e kosoves , albion rrahmani,ermal krasniqi,kombetarja e kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *