Kosova për herë të parë me program të veçantë në mbështetje të sportistëve

Lajme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se në Kosovë për herë të parë do të ketë një program që mbështet sportistët e dalluar.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Çeku bëri të ditur se ky program do të quhet “Super Sportistët”.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë (pa ndërhyrje):

🇽🇰 Kosova për herë të parë me program në mbështetje të sportistëve të dalluar përgjatë karrierës së tyre aktive.

👉 “Super Sportistët” ka për qëllim mbështetjen e qëndrueshme të sportistëve të vendit, duke u përqëndruar tek sportistët me potencial të lartë për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare sportive.

🔗 Për ciklin Olimpik 2024-2028, buxheti i programit është 4 milionë euro. /Telegrafi/



sport,Hajrulla Çeku , Hajrulla Çeku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *