Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur në renditjen më të re të FIFA-s.
Dardanët renditen në pozitën e 102-të në ranglistën e publikuar të enjten nga Shtëpia Botërore e Futbollit, me 1205 pikë.
Kosova muajin e kaluar luajti dy ndeshje miqësore; fitoi ndaj Armenisë (1:0), derisa pësoi humbje nga Hungaria (2:0).
Ndërkohë, Shqipëria ka humbur dy pozita nga renditja paraprake, pasi tashmë zë pozitën e 66-të me 1375 pikë.
Kjo rënie e kuqezinjve vjen si pasojë e dy humbjeve në miqësoret kundër Suedisë (1:0) dhe Kilit (3:0).
E ranglistën e FIFA-s vazhdon ta kryesojë Argjentina, e ndjekur nga Franca, derisa Belgjika është ngritur në vendin e tretë.
sport,kombetarja e kosoves,kombetarja shqiptare , kombetarja e kosoves,kombetarja shqiptare