Një tjetër sukses historik ka përcjellur sportin e Kosovës, ndërsa kësaj radhe kemi të bëjmë me atë të hendbollit.
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.
Vajzat tona arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.
Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental.
kosovë,sport,kosova hendboll , kosova hendboll