Kosova arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit

Lajme

Një tjetër sukses historik ka përcjellur sportin kosovar, ndërsa kësaj radhe kemi të bëjmë me atë të hendbollit. Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.

Vajzat tona arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.

Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental.



kosovë,sport,kosova hendboll , kosova hendboll

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *