Komentatori turk shpërthen ndaj yjeve: Disa prej futbollistëve tanë janë të mbivlerësuar

Lajme

Përfaqësuesja e Turqisë u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 1-0 ndaj Paraguait në ndeshjen vendimtare për kalimin e grupit.

Pas daljes nga Botërori, komentatori i njohur sportiv Serdar Ali Çelikler hodhi kritika të forta ndaj emrave më të mëdhenj të skuadrës, Arda Guler, Kenan Yildiz dhe Hakan Çalhanoglu.


Disfata erdhi si pasojë e një goli të pësuar që në minutën e dytë, duke i lënë turqit pa mundësi për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Në një emision televiziv pas përfundimit të takimit, Çelikler u tregua i ashpër me futbollistët, teksa deklaroi se disa prej yjeve të kombëtares turke ishin të mbivlerësuar.

“Të jemi realistë, në këtë nivel, si Kenani ashtu edhe Arda, në këtë ndeshje, nga fillimi deri në fund, u dukën disi të ekzagjeruar. U pa qartë pse Deniz Gul nuk po luante. Humbje topi nëpër këmbë dhe gjëra të ngjashme… Këtë as nuk mund ta parashikosh. Can Uzun mund të ishte futur më herët”, ka deklaruar fillimisht Çelikler.

“Montella do të largohet, do të vijnë trajnerë turq. Po ashtu do të ketë debat edhe për atë nëse duhet të ndryshohet drejtimi i Federatës. Por pamë gjithashtu se disa nga lojtarët tanë janë të mbivlerësuar. Ferdi ishte shumë i dobët, Hakani shumë i dobët, Kenani, Arda…”, vijoi ai me kritikat e tij.

Promo