Kombëtarja shqiptare është e mbushur me cilësi për Europianin e Gjermanisë. Formacioni më i shtrenjtë sipas “transfermarkt” ka një vlerë prej 88 milionë eurosh.
Në formacionin e ndërtuar janë konsideruar dhe rolet e dyta që kanë lojtarët. Nga porta në sulm, cilësia është e dukshme.
Formacioni më i shtrenjtë:
Kombëtarja: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Ramadani, Asllani, Seferi, Muçi, Broja.
Me vlerën 88 milionë euro, kjo Kombëtare është dhe më e shtrenjta e të gjitha kohërave. Zgjedhjet e Sylvinhos thyejnë kështu rekorde, teksa dhe pritshmëritë në fushë janë të larta.
Kujtojmë se ndeshja e parë është kundër Italisë më 15 qershor. Në orën 21:00 te “BVB Stadion Dortmund”, kuqezinjtë do tentojnë surprizën e parë në Europian.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare