Koeman: Nëse Zirkzee do të ishte në formë…

Lajme

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, foli në konferencën për shtyp pas shpalljes së listës me 26 lojtarë të thirrur për Kampionatin Evropian.

Një nga përjashtimet e mëdha ishte ai i Joshua Zirkzee, objektivi i Interit, Milanit dhe Juventusit pas sezonit fantastik të luajtur me Bolonjan: “Po të ishte në formë, do të kishte një shans”, shpjegon trajneri, duke bërë të qartë se nuk ishte një zgjedhje teknike, por e diktuar nga dëmtimi që i ndodhi.

Koeman vazhdoi më pas, duke folur edhe për lojtarë të tjerë të Serisë A si Teun Koopmeiners, Tijjani Reijnders dhe Stefan de Vrij: “Mesfushorët e Atalantës dhe Milanit nuk do të na bashkohen deri më 7 qershor.

Ata do të humbasin ndeshjen e parë miqësore. Mbrojtësi i Interit, nga ana tjetër, e thirra sepse është një futbollist që luan rregullisht në nivelet më të larta”.



sport,Hollanda,Ronald Koeman , Hollanda,Ronald Koeman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *