Roko Vata është në sezonin e fundit me Celtikun. Kontrata e tij përfundon në verë dhe klubi skocez po shqyrton ofertat për mesfushorin shqiptar. Përpos Bolonjës, një tjetër klub italian është futur në garë për 18-vjeçarin. Fabricio Romano bën me dije se Komo ka shfaqur interes për Roko Vatën.
Klubi i Serisë B synon të fitojë konkurencën me Bolonjën me projektin e tij, si dhe duke i ofruar minuta të garantuara djalit të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës. Komo aktualisht gjendet në vendin e 3-të në Serinë B dhe po garon për t’u ngjitur në elitë. Theksojmë se klubi në fjalë ka kryer investime të mëdha vitet e fundit, ndërsa pjesë të aksioneve kanë edhe dy ikona të futbollit si Tieri Henri dhe Çesk Fabregasi. /Sport Ekspres/
sport,Itali,roko vata , Itali,roko vata