Klubi i famshëm anglez bëhet i pari që lejon tifozët të blejnë aksione për të financuar transferimet

Lajme

Një klub i famshëm anglez po bëhet gati që t’i lejojë tifozët e vet që të një pjesë të aksioneve të klubit për të financuar transferime të reja.

Bëhet fjalë për Watfordin që po synon të fitojë të paktën 17.5 milionë euro nga shitja e 10 për qind të aksioneve ose më shumë të klubit, gjë e cila do ta bënte atë ekipin e parë anglezë që i ofron pronësinë tifozëve.

“Një pjesë e të hollave do të përdoren për të përforcuar ekipin e Tom Cleverleyt teksa po synojmë rikthimin në Ligën Premier”, thuhej në komunikatën e tyre.

Gino Pozzo është në krye të Watfordit që nga viti 2014 dhe në atë kohë, e udhëhoqi klubin dy herë drejt rikthimit në Ligën Premier e po ashtu arritën që të kualifikohen edhe në finale të FA Cup në vitin 2019.

Sidoqoftë, klubi ra nga elita e futbollit anglez në vitin 2022 ndërsa vitin e kaluar përfunduan në pozitën e 15-të në tabelë, 17 pikë larg zonës së play-off-it.

Watfordi ka ndërruar nëntë trajnerë që nga vera e vitit 2020, me Cleverleyn që është emëruar në prill pas një periudhe si trajner i përkohshëm.

“Së bashku me klubet e tjera, ne kemi eksploruar mundësinë për të sjellur investime në klub teksa po synojmë që ta rrisim klubin edhe më tutje, gjë që në të njëjtën kohë na lejon që ta përforcojmë ekipin”, thuhej tutje në komunikatë.

“Ne po ofrojmë 10% të aksioneve të klubit në vlerë prej 17.5 milionë eurosh, ndërsa në tërësi të gjitha vlejnë 175 milionë”./Telegrafi/



sport,Watford , Watford

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *