Mohamed Salah ka pësuar një lëndim në ndeshjen e dytë të Kupës së Afrikës me fanellën e Përfaqësueses së Egjiptit.
Sulmuesi egjiptian u largua nga loja me Ganën në pjesën e parë pas një lëndimi.
Trajneri gjerman Jurgen Klopp, zbuloi së fundmi se 31-vjeçari do të kthehet në Angli për të vazhduar rikuperimin nën mbikëqyrjen e mjekëve të Liverpool dhe vetëm nëse ia del të rikuperohet plotësisht, mund të lejohet të rikthehet sërish pranë kombëtares që është e angazhuar në Bregun e Fildishtë për Kupën e Afrikës.
Sipas Klopp ai nuk e di kohën e rikthimit të Salah, por nëse Egjipti shkon në finale atëherë ylli i The Reds mund të jetë gati për ta luajtur atë.
“Mendoj se zgjidhja e duhur është që për sa kohë Salah të jetë jashtë fushave dhe në pamundësi për të luajtur, ta vazhdojë trajtimin pranë klubit të tij dhe mjekëve këtu te Liverpool. Salah ka folur me doktorët e klubit menjëherë pas dëmtimit”.
“Unë nuk jam mjek dhe nuk e di kur Salah mund të rikthehet në fushë, por me aq sa më kanë thënë doktorët, mendoj se nëse Egjipti shkon në finale, atëherë mund të kenë aty edhe kontributin e Salah”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/
sport,Egypt,jurgen klolpp,Mohammed Salah , Egypt,jurgen klolpp,Mohammed Salah