Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli, bëhet pjesë e një projekti të madh

Lajme

Jurgen Klopp është pajtuar që të bëhet pjesë e një projekti të madh pas largimit nga Liverpooli. Gjermani u largua nga klubi anglez në fund të sezonit, pas nëntë viteve si trajner në “Anfield”.

Teksa rikthimi i tij në stol në një të ardhme të afërt duket i pamundur, ekipi drejtues i Kloppit, Project MJK, tashmë ka njoftuar një partneritet me agjencinë globale të marketingut sportiv SPORTFIVE.

Ata janë të vendosur që të veprojnë si përfaqësues komercial dhe marketing i SPORTFIVE për tri vitet e ardhshme, me praninë e markës globale të Klopp, veçanërisht në Azi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi shumë të emocionuar për këtë partneritet. Industria dhe infrastruktura globale e SPORTFIVE do të na lejojë që të zgjerohemi dhe të eksplorojmë mundësi inovatore edhe jashtë Gjermanisë”, thuhej në njoftimin e drejtorit menaxhues të MJK.

Ndërkohë, Philipp Hasenbein, shefi operativ i SPORTFIVE, shtoi: “Jurgen Klopp është mishërimi i përsosmërisë, mentorimit, inteligjencës emocionale, lidershipit dhe vizionit afatgjatë.

“Vlerat e tij përputhen pa probleme me tonat dhe ne jemi të ngazëllyer që do të bashkëpunojmë me Projektin MJK për të përmirësuar shtrirjen globale të Klopp.”

Një reagim pati edhe nga ana e Ron Wiegand, nënkryetar i marketingut global të sportistëve dhe ekipeve në SPORTFIVE që tha: Ne jemi krenarë që do të baëshkëpunojmë me Project MJK dhe Jurgen Klopp do të jetë në bord me ne.

Klopp fitoi një titull të Ligës Premier, një titull të Ligës së Kampionëve , një Kupë FA, dy Kupa EFL, Community Shield, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për Klube gjatë kohës së tij tek Liverpooli.



sport,Jurgen Klopp , Jurgen Klopp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *