Kombëtaret

Klidman Lilo rikthehet te kujtimet me Kombëtaren pas 2 vitesh, urimi special për 28 Nëntorin

Me rastin e festës së Pavarësisë, portieri shqiptar Klidman Lilo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga koha kur ishte pjesë e Shqipërisë U21, ku shfaqet duke mbajtur flamurin kuqezi. “Gëzuar 28 nëntorin Shqipëri”, shkroi gardiani që aktualisht luan me OFI Crete në Superligën greke, duke…

Klidman Lilo rikthehet te kujtimet me Kombëtaren pas 2 vitesh, urimi special për 28 Nëntorin

Me rastin e festës së Pavarësisë, portieri shqiptar Klidman Lilo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga koha kur ishte pjesë e Shqipërisë U21, ku shfaqet duke mbajtur flamurin kuqezi.

“Gëzuar 28 nëntorin Shqipëri”, shkroi gardiani që aktualisht luan me OFI Crete në Superligën greke, duke shoqëruar postimin me imazhin e tij me fanellën e përfaqësueses.

Lilo e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Shqipërinë U21 më 6 shtator 2024. Deri tani, 23-vjeçari nuk ka pasur mundësinë të debutojë me Kombëtaren A.

Ndërkohë, portieri po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij te skuadra greke e OFI Crete. Ai tërhoqi vëmendjen me paraqitjen ndaj Bayer Leverkusen në Europa League, ku regjistroi 12 pritje.