Serie A mund të jetë kampionati i dytë më atraktiv sipas UEFA-s, por sa i përket fuqisë ekonomike është shumë larg rivalëve të tjerë.
Tema e pagave është kthyer, pasi që Lautaro Martinez vazhdon të ‘luftojë’ me Interin për një pagë prej 10 milionë euro, ndërsa klubi zikaltër ofron 8 milionë euro.
Aktualisht paga e argjentinasit është 6 milionë euro që është prej më të lartave te Interi.
Aktualisht Victor Osimhen është i pari me 10 milionë euro, i ndjekur nga Dusan Vlahovic me 9 milionë euro, shumë pak krahasuar me shifrat marramendëse në Spanjë, Angli, Francë apo Bayerni në Gjermani.
Në këtë listë rrogash të zbuluara nga “Scrooges”, Juventusi dhe Interi bëjnë ‘ligjin’ me më së shumti lojtarë në mesin e më të paguarve.
Këta janë 10 më të paguarit e Serisë A:
1 – Victor Osimhen: 10 milionë euro për sezon (Napoli)
2 – Dusan Vlahovic: 9 milionë euro për sezon (Juventus)
3 – Romelu Lukaku: 7 milionë euro për sezon (Roma)
4 – Adrien Rabiot: 7 milionë euro për sezon (Juventus)
5 – Woijcez Szczesny: 6 milionë euro për sezon (Juventus)
6 – Alex Sandro: 6 milionë euro për sezon (Juventus)
7 – Hakan Calhanoglu: 6 milionë euro për sezon (Inter)
8 – Lautaro Martinez: 6 milionë euro për sezon (Inter)
9 – Davide Bastoni: 5.5 milionë euro për sezon (Inter)
10 – Nicolo Barella: 5 milionë euro për sezon (Inter)
sport,serie a , serie a