Mirlind Daku është rikthyer të bëjë protagonistin në kampionatin rus të futbollit me ekipin e tij Rubin Kazan.
Daku dha asistin e golit të avantazhit për Rubinin, që luan si vendas kundër Lokomotivës së Moskës.
Në minutën e 21-të, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shërbeu për Vada dhe ky i fundit nuk fali për 1-0. Gjithsesi, miqtë barazuan në fundin e pjesës së parë.
Ky ishte asisti i katërt në kampionat për Dakun, i cili numëron edhe 5 gola me Rubin Kazan.
Sulmuesi kërkon të bëjë më të mirën për të qenë në listën e Silvinjos për Kampionatin Europian.
sport,kombetarja shqiptare,Mirlind Daku , kombetarja shqiptare,Mirlind Daku