Kepi i Gjelbër surprizoi “Ekspertët”, por pati edhe nga ata që parashikuan barazim me gola

Në mbi 4200 parashikime që u regjistruan për përballjen mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, asnjë tifozë nuk ka arritur të qëllojnë saktë rezultatin në platformën e Telegrafit, “Eksperti”.Ndeshjet e Kupës së Botës po vazhdojnë të sjellin interes të jashtëzakonshëm në “Eksperti”, ku po zhvillohet një g

Nga më shumë se 4200 parashikime të regjistruara për duelin mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, asnjë tifoz nuk arriti ta godasë saktë rezultatin në platformën e Telegrafit, “Eksperti”.

Ndeshjet e Kupës së Botës po vazhdojnë të ngjallin interes të madh në “Eksperti”, ku po zhvillohet një garë e madhe me shpërblime si iPhone 17 Pro Max, trotineti elektrik Segway dhe PlayStation 5.


Spanja nuk e nisi mirë Kampionatin Botëror 2026, pasi regjistroi një barazim 0-0, një rezultat mjaft befasues. Sipas statistikave të ekspertëve, përqindja e saktësisë është zero, megjithatë pati edhe nga ata që parashikuan se ndeshja do të mbyllej në barazim.

Nga 4 mijë tifozë që dhanë parashikimet e tyre, vetëm 11 e qëlluan pjesërisht rezultatin, duke parashikuar 2-2 (shtatë persona) dhe 1-1 (katër persona).

Shumica dërrmuese besonte në një fitore të thellë të Spanjës, me rezultate si 4-0, 5-0, 3-0 ose 6-0.

Kjo dëshmon se, pavarësisht analizave dhe pritshmërive para ndeshjeve, futbolli mbetet i paparashikueshëm dhe pikërisht kjo e bën garën edhe më tërheqëse për tifozët dhe ekspertët.

Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe trego sa mirë e njeh futbollin. /Telegrafi/