Liverpool po përgatitet me largimin e Virgil Van Dijk. Qendërmbrojtësi hollandez po mendon t’i japë lamtumirën “The Reds”, pasi për të ka oferta nga Bayern Munich dhe Arabia Saudite.
Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e Liverpool janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë të Van Dijk.
Sipas mediave angleze, ekipi që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Arne Slot, ka shënjestruar në Bundesligë, aty ku kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Willian Pacho.
Ky i fundit momentalisht mban veshur fanellën e Eintracht Frankfurt, por me shumë gjasa pas paraqitjeve të mira të bëra në këtë sezon, në verë do të largohet nga Gjermania.
Liverpool ka nisur kontaktet me klubin gjerman, me këta të fundit që kërkojnë plot 60 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit nga Ekuadori.
Tashmë pritet akordi midis palëve, pasi vetë futbollisti, vështirë se do të refuzonte një ofertë nga Liverpool.
sport,liverpool,Premier League,Virgil Van Dijk , liverpool,Premier League,Virgil Van Dijk