Përpara ndeshjes me Kroacinë foli edhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Ai tha se Kroacia vjen si favorite, por kuqezinjtë në fushë nuk duhet të jenë të bukur, por edhe të “pistë”. Dukshëm kapiteni kërkon më shumë agresivitet në fushë dhe jo vetëm një lojë të bukur.
“Nga kjo ndeshje gjëja që është e para, Kroacia sërish vjen si favorite. Ne kundër Italisë, me kundërshtarë kampionë, na duhet përqëndrim për shumë minuta dhe çdo gabim të vogël apo problem do të ndëshkojnë, ashtu siç na ndodhi.
Pas pjesës së parë me Italinë, ata na vinin lehtë në zonë. Na duhet të ndalnim ritmin e tyre, pasi ata na bëjnë dëm. Nuk duhet të jemi vetëm të bukur, por në fushë ia vlen të jesh edhe i “pistë”.
Kroacia humbi 3-0 dhe e dimë që ata duan të reagojnë. Do jetë një ndeshje e vështirë dhe do shohim nesër”, tha Gjimshiti.
lajme,sport,gjemshiti,kapiteni , gjemshiti,kapiteni