Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Lajme

Ndeshja e xhiros së 36-të të Ligue 2 ndërmjet Troyes dhe Valenciennes është ndërprerë dy minuta para përfundimit për shkak të kaosit të shkaktuar nga tifozët vendas.

Në minutën e 89-të, me rezultatin baras 1-1, tifozët e skuadrës vendase Troyes nisën të hidhnin fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në fushë dhe gjyqtari menjëherë vendosi të ndërpresë lojën.

Por, vetëm atëherë lindi kaosi. Lojtarët e Troyes u zemëruan për shkak të ndërprerjes së lojës dhe iu afruan tribunës dhe filluan të gjuanin tifozët e tyre me fishekzjarrët që u hodhën në fushë.

Troyes është në prag të rënies në kategorinë e tretë dhe është në vendin e 17-të me 37 pikë, ndërsa Valenciennes tashmë ka rënë nga kategoria me 23 pikë.

Nëse ndeshja regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të Valenciennes, që është rezultati më i mundshëm, Troyes do të bie në kategorinë e tretë dy raunde para fundit të sezonit. /Telegrafi/



sport,ligue 2 , ligue 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *