Juventusi vendos dy lojtarë në shitje për të paguar Edon Zhegrovën

Lajme

Edon Zhegrova është objektivi i madh i Juventusit për krahun e majtë të sulmit dhe për këtë ka vendosur disa lojtarë në shitje.

Ylli i Kosovës, po luan një sezon të jashtëzakonshëm me Lille, ku në 20 paraqitje gjithsej është i përfshirë në (11) gola dhe asistime.

Anësori vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe mund të luajë si majtas ashtu edhe djathtas dhe përshtatet mirë në formacionin 4-3-3.

Sipas TMW, Zonja e Vjetër, do të vë në shitje Samuel Iling Jr. dhe Filip Kostic për të mbushur arkat.

I pari vlerësohet mbi 20 milionë euro dhe pëlqehet nga shumë klube në Ligën Premier, ndërsa i dyti pëlqehet nga Crystal Palace dhe kishte ofertë në dimër.

Me shitjet e mundshme të kësaj dyshe, Juventusi do të ketë parët për të bërë ofertën e duhur te Lille për Edon Zhegrovën.

Juventus dhe Lille kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi së fundmi Diago Djalon dhe Timothy Weah përfunduan te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/



sport,edon zhegrova,JUVENTUS,serie a , edon zhegrova,JUVENTUS,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *