Me blerjen e Koopmeiners, Juventus ka forcuar rolin si mbretëreshë e merkatos së verës. Giuntoli ka nënshkruar me tetë lojtarë (për momentin): Douglas Luiz, Thuram, Di Gregorio, Kalulu, Cabal, Nico Gonzalez, Conceiçao dhe Koopmeiners.
Të gjitha së bashku, të gjitha të mbyllura në më pak se dy muaj, me Sancho si qershinë e mundshme mbi tortë.
Sa kushtoi ky revolucion?
Corriere dello Sport foli për këtë mëngjesin e sotëm: zyrtarisht 197.5 milionë euro pa përfshirë bonuset, në disa raste lehtësisht të arritshme dhe në të tjera më pak, një formulë e përdorur shpesh nga drejtori teknik Giuntoli si një mjet për t’iu qasur edhe kërkesave më të tepruara.
Realisht, dhe duke parë vetëm këtë vit financiar, Juventusi i ri i Motta-s u ndërtua me 53.8 milionë. Ky, shifrat në dorë, është ndikimi në buxhetin e këtij viti.
Juve, siç bëjnë tani ata që kanë më shumë ide se para, paguan me këste të përshtatshme.
sport,JUVENTUS , JUVENTUS