Juventusi është kthyer në makineri prefekte, fiton dhe merr vendin e parë në Serie A

Lajme

Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Lecces si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Fitorja është e madhe për Zonjën e Vjetër, pasi që luante pa dy lojtarët kryesorë, Federico Chiesan dhe Adrien Rabiotin, ndërsa ky triumf e dërgon në vendin e parë në kampionatin italian.

Pjesa e parë ishte e qetë, pa raste të mëdha, ndërsa Weston McKennie kishte të vetëm mundësi për gol.

Në pjesën e dytë, bardhëzinjtë shtypën gazin dhe filluan sulmet, duke gjetur golin në minutën e 59-të, me sulmuesin Dusan Vlahovic (1-0).

I njëjti lojtari shënoi edhe pas dhjetë minutash kur një top që po shkonte në portë nga gjuajtja e McKennie, ai e shtyu në portën e zbrazët për 2-0.

Krejt në fund, në minutën e 85-të kishte mundësi edhe për një gol nga mbrojtësi Bremer, që konfirmoi ecurinë fantastike të Juventusit.

Më këtë fitore, e shtata me radhë, Juventusi është lider me 51 pikë, një më shumë se sa Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/



sport,JUVENTUS,serie a , JUVENTUS,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *