Luis Hasa është i riu i radhës që Masimiliano Alegri merr në ekipin e parë të Juventusit. Trajneri italian ka zgjedhur të aktivizojë mjaft lojtarë të rinj këtë sezon dhe pritet që së shpejti të vijë edhe momenti i mesfushorit shqiptar. Kontrata e tij me “zonjën e vjetër” përfundon në fund të këtij sezoni, por në marrëveshje ekziston një opsion për zgjatjen e kontratës edhe për një tjetër sezon.
Megjithatë, “Tuttomercatoweb”-i bën me dije se Juventusi gjithashtu ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re Hasës. Interesi për këtë të fundit nuk mungon dhe bardhezinjtë po punojnë për ta blinduar. Pas 20-vjeçarit janë vënë ekipe si Xhenoa, Verona, Piza dhe Komo. /Sport Ekspres/
sport,JUVENTUS,luis hasa,serie a , JUVENTUS,luis hasa,serie a