Mediumi italian La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Juventusi po synon që të përforcojë mesfushën e tyre me fondet që do t’i kursejnë nga largimi i Paul Pogbas dhe do të investojnë tek mesfushori i Atalantas, Teun Koopmeiners.
Mesfushori holandez kishte qenë një prioritet real për ‘Bianconerët’ edhe gjatë janarit por transferimi i tij nuk kishte qenë i mundur.
Gazzetta sugjeron se një pjesë e kursimeve nga largimi i hershëm i francezit, një pjesë e fondeve të garantuara nga shitjet e lojtarëve dhe nga kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës për Klube, do të jenë thelbësore për rikonstrukturimin e mesfushës.
Koopmeiners ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A me fanellën e Atalantës. Statistikat e tij thonë se ai ka kontribuar me tetë gola dhe një shifër impresive prej 112 topave të rikuperuar, duke demonstruar aftësitë e tij në lojë në të dy anët e fushës. Miksi i kreativitetit dhe aftësive defanzive përputhen në mënyrë perfekte me kërkesat e Juventusit.
Raportimet thonë se negociatat mes Juventus dhe kampit të Koopmeiners kanë avancuar dhe se lojtari është i hapur për një transferim të mundshëm në Turin.
Juventusi pritet që gjatë javëve apo muajve në vazhdim të prezantojnë një ofertë për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez.
Një tjeter medium i njohur italian Tuttomercatoweb, ka raportuar gjithashtu se Atalanta mund të kërkojë që “Zonja e Vjetër” të përfshijë kartonin e Fabio Mirettit si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme. /Telegrafi/
sport,JUVENTUS,Paul Pogba,serie a , JUVENTUS,Paul Pogba,serie a