Jurgen Klopp do të marrë drejtimin e Gjermanisë, pasi marrëveshja mes Federatës gjermane të Futbollit dhe 59-vjeçarit është finalizuar plotësisht. Trajneri ka vendosur të japë pëlqimin për ofertën e bërë nga drejtuesit dhe shumë shpejt pritet të largohet nga posti që mban aktualisht te grupi Red Bull.
Klopp do të firmosë një kontratë afatgjatë, megjithëse nuk janë bërë publike detaje më konkrete mbi kushtet e saj.
Për ish-trajnerin e Liverpool dhe Borussia Dortmund, kjo do të jetë nisja e një etape të re, këtë herë në stolin e Kombëtares, një synim që Jurgen Klopp e ka pasur prej kohësh.











