Jude Bellingham ka mahnitur fansat me kërkesën që bëri pasi fitoi trofeun e tij të parë me Real Madridin.
Anglezi luajti një rol kryesor teksa Los Blancos mposhtën Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite.
Vinicius Jr shënoi një hat-trick në pjesën e parë në El Clasico, me bashkatdhetarin Rodrygo Goes gjithashtu në listën e realizatorëve.
Robert Lewandowski dha atë që nuk ishte asgjë më shumë se një ngushëllim për Blaugranët, të cilët mbetën edhe pa Ronald Araujon e përjashtuar në pjesën e dytë.
Bellingham bëri një asistim mahnitës për golin e parë nga Vinicius, duke e shërbyer atë me pasimin më magjik.
20-vjeçari ishte i kënaqur pasi fitoi trofeun e parë me Realin dhe donte të festonte në një mënyrë të pazakontë.
Një video është bërë virale e ish-lojtarit të Borussia Dortmundit që shkon tek tifozët në tribuna dhe kërkon një poster të cilin e kishte parë nga fusha.
Posteri ishte me simbolet e video-lojës “GTA 5” dhe treshja bënë një foto me flamurin e krijuar nga një tifoz. /Telegrafi/
sport,jude bellinham,real madrid,Superkupa e Spanjes , jude bellinham,real madrid,Superkupa e Spanjes