Jo vetëm te Tirana, 3 titullarë të Partizanit rrezikojnë derbin me bardheblutë

Lajme

Pavarësisht që skuadrat duhet fillimisht të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 23-të, sërish vëmendja është kthyer te derbi i kryeqytetit që do të luhet më 16 shkurt në orën 19:00.

Partizani do të presë Tiranën dhe tashmë te ekipet e kryeqytetit po punojnë intensivisht, ndërsa një sy mbajnë edhe nga derbi. Te Tirana dy lojtarë rrezikojnë sfudën me Partizanin dhe ato janë Ardit Deliu dhe Rimal Haxhiu. Të dy lojtarët kanë nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen ndaj Teutës do të mungojnë në derbi.

Por jo vetëm te bardheblutë, por edhe te “demat” ka lojtarë që rrezikojnë derbin. Arinaldo Rrapaj, Alfred Mensah dhe tedi Cara janë me nga 3 kartonë të vedhë. Të 3 lojtarët duhet të tregohen të kujdesshëm në sfidën me Dinamon në mënyrë që të mund të luajnë ndaj Tiranës, në të kundër do të duhet të ndjekin këtë sfidë nga tribuna. /newsport.al/



sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *