Jo vetëm Legia dhe Tirana, Ernest Muçi bëhet milioner me rrogën te Besiktas

Lajme

Pritet vetëm zyrtarizimi dhe Ernest Muçi do të jetë futbollisti më i ri i Besiktas. Gjigantët turq kanë mbyllur çdo akord me Legian dhe lojtarin e do të paguajnë plot 8 milionë euro për shërbimet e tij. Nga ky transferim përfiton edhe Tirana që ka ruajtur 10% të kartonit dhe në arkat e bardhebluve do të kalojnë plot 800 mijë euro.

Nuk janë vetëm Legia e Tirana që përfitojnë, por sigurisht edhe Ernest Muçi do të mbushë llogarinë e tij bankare me një rrogë të majme. Talenti shqiptar do të përfitojë plot 1.8 milionë euro në sezon me kontratën e re që vlen deri në vitin 2027.

Një shumëfishim jashtëzakonisht i lartë për të teksa në kontratën e tij të parë me Legian, përfitonte vetëm 20 mijë euro në muaj, ndërsa te Tirana 2 mijë euro. /newsport.al/



sport,Besiktas,Ernest Muci,Legia Warsaw,superliga turke,tirana , Besiktas,Ernest Muci,Legia Warsaw,superliga turke,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *