Barcelona dhe Xavi Hernandez kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën që bashkonte të dyja palët deri më 30 qershor 2025, siç raporton SPORT.
Trajneri spanjoll nuk do ta marrë kompensimin për pjesën e mbetur të marrëveshjes dhe klubi katalunas do të pranojë kërkesën e tij për t’i kthyer paratë që ka paguar në 2021 për t’i ndarë rrugët me Al-Sadd. Në orët në vijim pakti do të zyrtarizohet.
Në shumë raste gjatë kohës së tij në bankinën e Barcelonës, Xavi e bëri të qartë se ai kurrë nuk do të ishte problem për klubin e jetës së tij.
Edhe pse metodat e shkarkimit të tij nuk kanë qenë në asnjë mënyrë më të mirat, trajneri spanjoll nuk e ka vështirësuar përfundimin e marrëdhënies kontraktuale me klubin.
Ai ka falur vitin e mbetur të kontratës dhe ka kërkuar vetëm që stafi i tij të kompensohet për ndërprerjen e parakohshme.
Për më tepër, përfaqësuesit ligjorë të Xavit i kanë kërkuar edhe Barcelonës që t’i kthejë 2.5 milionë eurot që ai pagoi në vjeshtën e vitit 2021 për të qenë në gjendje të largohet nga Al-Sadd.
Trajneri kishte një klauzolë gati pesë milionëshe dhe duhej të nxirrte para nga xhepi i tij për të nënshkruar me skuadrën katalunase. Klubi ka rënë dakord me këtë kërkesë dhe negociatat kanë arritur një pikë marrëveshjeje totale. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,la liga,xavi , BARCELONA,la liga,xavi