Jasir Asani: Nuk kemi çfarë humbim ndaj Spanjës, këpucët u bënë më të famshme se unë

Lajme

Gjatë një interviste për faqen e UEFA-s, sulmuesi i kombëtares Jasir Asani, ka folur për pritshmëritë e Shqipërisë në ndeshjen e fundit në grup përballë Spanjës.

Sipas Asanit, Spanja ka talente të mëdha, ndërsa ne kemi mësuar shumë si një skuadër në Euro 2024, pasi këto ndeshje janë ato që mund të na përmirësojnë si futbollistë.

“Ata luajnë futboll të nivelit të lartë dhe Spanja ka gjithashtu talente të mëdha. Ne kemi mësuar shumë si një skuadër në Euro 2024, pasi këto ndeshje janë ato që mund të na përmirësojnë si futbollistë. Ne e kemi analizuar Spanjën dhe i kemi studiuar.

Nuk kemi asgjë për të humbur, ndaj do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të marrim tre pikët, edhe pse do të jetë një detyrë shumë e vështirë. Nëse do të kemi pak fat, mund t’ia dalim.

Këpucët me SuperMario? I kam bërë këto këpucë gjashtë apo shtatë muaj më parë, por i kisha ruajtur për një moment special. Nuk i përdora ndaj Italisë, ndaj duhej t’i përdorja ndaj Kroacisë.

Dëshiroja të kisha një dizajn argëtues ndaj zgjodha SuperMarion. Ndoshta këpucët e mia janë më të famshme në Euro 2024 se sa unë”, tha mes të tjerash Asani.



lajme,sport,Asani,ndeshja,s’kemi çfarë humbim,shqiperi- spanje , Asani,ndeshja,s’kemi çfarë humbim,shqiperi- spanje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *