Ferran Torres është kthyer në futbollist titullar te Barcelona e Xavit.
Të dielën, ndaj Betisit, ai shënoi një tregolësh dhe dha një asist në ndeshjen e tij të 100-të si “blaugrana”.
Sulmuesi pranoi se po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij.
Ai ka shënuar 11 gola këtë sezon, 25 në total si lojtar i Barçës.
“100 ndeshje me këtë fanellë më bëjnë shumë të lumtur. Unë dua ta ndihmoj këtë klub në çfarëdo mënyre që mundem dhe shpresoj që të luaj shumë ndeshje të tjera”, tha Torres.
“Unë e shoh veten shumë ndryshe. Kam ndryshuar në gjithçka, si në nivelin personal ashtu edhe në atë futbollistik, ose kur bëhet fjalë për të ditur se si t’i trajtoj gjërat. Kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë, kam mësuar shumë dhe jam në përmirësim të vazhdueshëm. Kjo është ajo që të bën një klub si Barça”, deklaroi sulmuesi. /abcnews.al
sport,BARCELONA,Ferran Torres,la liga , BARCELONA,Ferran Torres,la liga