YouTuberi i njohur, iShowSpeed, arriti që të ketë çasje në festën e Manchester United pas finales së FA Cup ndaj Manchester Cityt, duke shkaktuar kështu kaos absolut.
United mposhti me rezultat 2-1 rivalin lokal Man Cityn, për të fituar kështu trofeun e dytë nën regjimin e Erik Ten Hag, falë golave të shënuar nga Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo.
“Djajtë e Kuq” e shijuan festën e tyre dhe organizuan një festë me lojtarët dhe stafin e trajnerëve pas triumfit.
Por, aty kishte një mysafir të veçantë pasi Speed i cili njihet si një tifoz i flaktë i Cristiano Ronaldos, kishte qenë prezent.
19-vjeçari kishte veshur fanellën e Unitedit dhe kishte marrë rrugë për në ‘Wembley’ për ta ndjekur nga tribunat ndeshjen finale.
Nah I’m dead… Onana has seen the Speed comparison memes 😭😭😭 pic.twitter.com/5t61GFNisr
— Rising Ballers (@RisingBallers_) May 25, 2024
Pas kësaj, ai u ftua nga lojtarët në mbrëmjen që klubi e organizoi, aty ku pati mundësinë t’i takonte shumë prej tyre.
Speed dhe Garnacho fillimisht performuan festimin ikonik të Ronaldos ‘Siuuu’ para se Speed të imitonte golin që Garnacho kishte shënuar ndaj Evertonit.
Ai gjithashtu u takua edhe me yjet si Rashford, Hojlund, Wan-Bissaka, McToimany dhe Mainoo.
Momenti më qesharak i mbrëmjes ishte takimi i tij me trajnerin Erik Ten Hag, të cilit i kërkoi që ta transferonte atë tek Unitedi.
Dyshja pozuan së bashku për një fotografi, ndërsa fytyra e holandezit kur Speed ia parashtroi atë kërkesë u duk të jetë mjaft serioze. /Telegrafi/
sport,ishowspeed,Manchester United,Premier League , ishowspeed,Manchester United,Premier League