Vora arriti të mundte Lushnjën me rezultatin final 0-2, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Kampionatit të Moshave U-17.
Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, sepse falë kësaj fitoreje vorakët tani “parakalojnë” lushnjarët në renditje dhe marrin vendin e parë.
Në fakt ai që mori të gjithë vëmendjen gjatë takimit ishte vetë ish-presidenti Ilir Meta, që bashkë me disa miq të tij kishin gjetur kohën dhe kanë shkuar ta ndiqnin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Meta gjithashtu e publikoi këtë moment edhe në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook” ku shkruante:
“Ndeshje luftarake midis U-17 të Lushnjës me Vorën!”
sport,Ilir Meta , Ilir Meta