Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” po bëhet gati për njërën prej seancave, e cila mund të kthehet në historike.
Subjekti i ankandit do të jetë fanella e Diego Armando Maradonës, i cili e ka shkëmbyer gati katër dekada më parë me gardianin e Belgjikës, Zhan Mari Pfaf.
Ylli i Argjentinës me atë fanellë ndëshkoi dy herë “Djajtë” e Belgjikës në stadiumin “Azteca” duke dërguar kështu në finalen e madhe ekipin e tij, i cili do të shpallej për herë të dytë kampion bote.
Zhan Mari Pfaf rrëfen se atë fanellë e mori në këmbim të dorezave. Sa i përket fanellës ajo ka një vlerë të madhe pasi në të dallohet qartë edhe dedikimi i bërë nga “El Diez”.
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s ka vendosur të nisë ankandin me çmimin 1.2 milionë dollarë.
sport,Maradona , Maradona