Ish-lojtari i Barcelonës kundërshton idenë e emërimit të Klopp, thotë se ai nuk i plotëson standardet

Lajme

Me Xavi Hernandez i cili njoftoi se do të largohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, kërkimet për zëvendësimin e tij tashmë kanë filluar.

Gjatë muajve në vazhdim, me siguri që shumë emra do të lidhen me një kalim tek Barcelona dhe tani njëri prej tyre është edhe ai i Jurgen Klopp.

Njësoj si Xavi, edhe Klopp kishte njoftuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit. Presidenti i Barçës, Joan Laporta, thuhet se është një admirues i madh i trajnerit gjerman, i cili plotëson standardet e klubit për trajnerin e tyre të ardhshëm.

Teksa shumë tifozë të klubit blaugranas do ta mirëprisnin ardhjen e Klopp si trajner i tyre, ish-lojtari i Barcelonës, Marc Crosas, befasisht ka thënë se ai nuk i plotëson standardet që i kërkon klubi.

“Sot ata lavdërojnë Kloppin dhe i kërkojnë që të vijë tek Barcelona. Për 9 vite, Klopp ka fituar një herë Ligën Premier dhe një Ligë të Kampionëve, gjashtë sezone ishte pa trofe. Në tri sezonet e tij të para ai nuk fitoi asgjë. Xavi ka qenë këtu për vetëm dy vite dhe është bërë kampion i La Ligas”, ka shkruar Crosas në platformën X (ish-Twitter).

Ky ishte padyshim një qëndrim i çuditshëm pasi Klopp është vlerësuar gjithmonë si njëri nga trajnerët më të mirë në botë gjatë viteve të fundit dhe nëse nuk do të ishte për Manchester Cityn e Guardiolës, ai do të fitonte edhe më shumë trofe.

Sido që të jetë, emërimi i tij i mundshëm në krye të blaugranasve do të ishte një super lajm për tifozët e klubit, ani pse momentalisht gjasat janë minimale që të ndodhë diçka e tillë./Telegrafi/



sport,BARCELONA,Jurgen Klopp,la liga,marc crosas , BARCELONA,Jurgen Klopp,la liga,marc crosas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *