Ish-legjenda e Man United që ka drejtuar vetëm një klub dëshiron ta zëvendësojë Ten Hagun

Lajme

Ikona e Manchester United, Dwight Yorke, ka shprehur interesim që të zëvendësojë Erik Ten Hagun në ‘Old Trafford’, në rast se holandezi shkarkohet.

The Guardian ka raportuar se Ten Hag do të ndajë rrugët me Unitedin pavarësisht rezultatit të finales së FA Cup ndaj Manchester Cityt, ani pse nga klubi nuk kanë komentuar në lidhje me këto raportime.

Një largim do të thoshte së këtu përfundon aventura dyvjeçare e holandezit në ‘Old Trafford’, i cili fitoi Carabao Cup sezonin e kaluar dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu ka bërë që disa lojtar të rinj të shndërrohen në lojtar kyç për Unitedin, duke përfshirë Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo, por eliminimi në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe përfundimi në pozitën e tetë në Ligën Premier, janë bërë shkaktar që pozita e tij të lëkundet.

Por, në një intervistë për Daily Mail, fituesi i tripletës në vitin 1999, Yorke, mendon se ai mund të punësohet në ‘Old Trafford’, duke cituar suksesin e njërit prej ish-bashkëlojtarëve të tij.

“Ai lloj i karakterit, mënyra se si i qasem lojtarëve, e di se si të stërvisë, ajo eksperiencë e vogël që kam, njerëzit që do t’i sjell për ta bërë atë klub të futbollit më të mirë është shumë e rëndësishme”.

“Manchester United është një punë që nuk mund ta refuzoni. Është një punë shumë e madhe. ADN-ja e futbollit ka qenë aty”.

“Unë e kam dëshmuar se mund të stërvisë në një kohë të shkurtër dhe të fitojë (Kupën e Australisë me MacArthur FC).

“Më besoni mua, nëse Ole Gunnar Solskajer mund të stërvisë, definitivisht edhe unë mund të bëhem një trajner”, përfundoi Yorke. /Telegrafi/



sport,dwight yorke,Manchester United,Premier League , dwight yorke,Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *