Ish-legjenda e Man United ka frikë se mund të detyrohet të blejë një klub për t’i siguruar vetes një pozitë si trajner

Lajme

Ish-ylli i Manchester United, Dwight Yorke, ka frikë se ai mund të detyrohet të blejë një klub, në mënyrë që t’i sigurojë vetes një pozitë si trajner.

Yorke është cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, pasi luajti një rol të madh në tripletën që Manchester United e fitoi në vitin 1999 nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.

Pas largimit nga “Old Trafford”, Yorke ka luajtur për ekipe si Blacbkurn Rovers, Birimingham City, Sydney FC dhe Sunderland.

Sidoqoftë, përkundër karrierës së tij të mrekullueshme si lojtar, Yorke ka hasur në vështirësi që të gjejë një punë si trajner, pasi eksperienca e tij e vetme ka qenë me ekipin australian Macarthur FC në 2022.

Në një intervistë së fundmi për Daily Mirror, Yorke ka pranuar se ai mund të detyrohet të blejë një klub në mënyrë që të bëhet trajner përsëri.

“Është folur shumë për këtë në vitet e kaluara. Njerëzit që i kam takuar në futboll, ne kemi biseduar rreth kësaj mundësie”, ka thënë Yorke.

“Por, po blerja e një klubi është diçka që mendoj se të gjithë duhet ta shikojmë sa i përket përpjekjeve tona për ta ngritur veten në botën e futbollit.

Është natyrisht një pyetje e vështirë, por unë do ta përqafoja plotësisht, nëse do të ndodhte”, është shprehur ai. /Telegrafi/



sport,Manchester United , Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *