Ish-i i Elbasanit dhe Korabit transferohet në Kosovë

Lajme

Xhoel Plaku nuk do të jetë më pjesë e Korabit. Mbrojtësi shtatlartë ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me dibranët vetëm pas 6 muajsh, duke vendosur të vazhdojë një aventurë të re në Kosovë.

Trepç89’ është ekipi i ri i Plakut. 23-vjeçari është prezantuar ditën e sotme, teksa lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi kosovar me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Kujtojmë që në Shqipëri, Plaku ka veshtur fanellën e Dinamos, Vorës, Elbasanit dhe Korabit, teksa tashmë ka vendosur të luajë në Kategorinë e Parë të Kosovës. /newsport.al/



sport,Elbasani,korabi,kosova,xhoel plaku , Elbasani,korabi,kosova,xhoel plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *