Interi po bëhet me portier të ri, ai vjen nga kampionati brazilian dhe ka një klauzolë të ‘çmendur’

Lajme

Interi duket se ka zgjedhur portierin e tyre për sezonin e ardhshëm, pasi ‘Nerazzurrët’ kanë shprehur interesim serioz për portierin brazilian Bento Matheus Krepski.

Marrëveshja personale me brazilianin duket se nuk do të jetë problem për klubin italian, por ata duhet që të arrijnë marrëveshje me Athletico Paranaensen për lirimin e tij.

Sipas raportimit nga burime të ndryshme 24-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për kalim në Itali, përkundër faktit se ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2026.

Bento ka qenë në radarin e Interit tash e disa kohë pasi drejtori Dario Baccin personalisht i kishte bërë atij një vizitë në Brazil.

Tuttosport nënvizon se problemi qëndron tek fakti se Atletico Paranaenese i ka vendosur një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, dhe po kërkojnë të paktën 15 milionë euro për ta shitur atë këtë verë.

Kujtojmë se Bento kishe debutuar me Brazilin në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Anglisë në “Ëembley” gjatë kësaj jave.

Interi kishte nënshkruar me Yann Sommer nga Bayern Munichu për 6.75 milionë euro, por ai tani ka mbushur 35 vjet dhe plani është që Bento të luajë si portier i dytë në mënyrë që t’i ipet kohë për adaptim. /Telegrafi/



sport,inter,serie a , inter,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *