Interi kërkon sulmues, i “shkel” syrin lojtarit të Barcelonës

Lajme

Interi në merkaton e verës do të kërkojë të përforcohet në repartin e sulmit. Madje zikaltërit tentuan për të transferuar një sulmues edhe në muajin janar, por nuk mundën të arrijnë marrëveshje me lojtarët e “piketuar”.

Tashmë për këtë repart drejtuesit e Interit i kanë “shkelur” syrin sulmuesit të Barcelonës. Bëhet fjalë për Ferran Torres. Largimi i Xavi Hernandez në fund të këtij sezoni mund të sjellë edhe largimin e sulmuesit dhe në këtë kushte kërkon të përfitojnë italianët.

Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë drejtuesit italianë kanë nisur të mendojnë për planin e transferimit të 23-vjeçarit. Ky i fundit ka kontratë të vlefshme me katalanasit deri në qershor të vitit 2027. /newsport.al/



sport,BARCELONA,inter,la liga,serie a , BARCELONA,inter,la liga,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *