Inter me tri mungesa për sfidën e nesërme ndaj Atletico Madridit

Lajme

Simone Inzaghi do të ketë pothuajse të gjithë ekipin në dispozicion për ndeshjen e nesërme (e martë) ndaj Atletico Madridit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Përjashtim këtu bëjnë vetëm një lojtar i lënduar dhe dy të tjerë të cilët ishin përjashtuar nga lista e lojtarëve për Ligën e Kampionëve nga ‘Nerazzurrët’.

Mungesa më e theksuar do të jetë ajo e qendërmbrojtësit Francesco Acerbi, i cili poashtu nuk u paraqit as në fitoren e thellë të Interit prej 4-0 ndaj Salernitanas në Serie A.

Gjendja e 36-vjeçari do të përcillet në vazhdim, por është lënë të kuptohet se asnjë rrezik nuk do të ndërmerret me të pasi Interi do të ketë një seri të ndeshjeve të rëndësishem ndaj Lecces dhe Atalantas javën e ardhshme.

Dy mungesat e tjera për Interin do të jenë Juan Cuadrado dhe Stefano Sensi, me të dy lojtarët që u larguan nga lista e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kampionëve gjatë dimrit.

Interi e shtoi në listën e lojtarëve blerjen e tyre të janarit Tajon Buchanan dhe ai tani ka mundësinë reale që të bëjë paraqitjen e tij të parë në këtë garë për zikaltërit, mirëpo sidoqoftë Matteo Darmian pritet që të startojë në atë pozitë.

Lojtarët e ftuar të Interit për duelin ndaj Atletico Madridit:

Portierë: Sommer, Audero, Di Gennaro.

Mbrojtës: Dumfries, Buchanan, Darmian, Pavard, Bastoni, De Vrij, Bisseck, Dimarco, Carlos Augusto.

Mesfushorë: Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Frattesi, Klaassen, Asllani.

Sulmues: Lautaro Martinez, Thuram, Arnautovic, Alexis Sanchez. /Telegrafi/



sport,Atletico Madrid,inter,la liga,serie a , Atletico Madrid,inter,la liga,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *