Paraqitja e Carlos Augustos ndaj Interit në Ligën e Kampionëve në mesjavë është në dyshim, por shqetësimi më i madh për Interin është Marko Arnautovic, i cili mund të mbetet jashtë fushave për disa kohë.
‘Nerazzurrët’ vazhduan serinë e tyre të jashtëzakonshme të fitoreve (13) në 2024, kjo falë fitores me rezultat minimal 1-0 ndaj Bolognas në udhëtim, duke iu falenderuar golit me kokë të Yann Bisseck.
Sidoqoftë, përveç rezultatit pozitiv, kjo ndeshje prodhoi edhe lajme të këqija për Simone Inzaghi, pasi Carlos Augusto u desh të largohej nga pas fundit të pjesës së parë për shkak të një lëndimi.
Shqetësimet më të mëdha janë për Arnautovic, i cili u zëvendësua në minutën e 66-të duke ia liruar vendin Marcus Thuram, për shkak se u ankua për shtrëngim në kofshën e tij të djathtë.
Reprezentuesi austriak u desh të largohej nga fusha me ndihmën e ekipit mjekësor dhe gjasat që ai të rikthehet të mërkurën për duelin ndaj Atletico Madridit janë jashtëzakonisht të vogla.
Sipas Sky Sport Italia, ka frikë se ai ka pësuar një lëndim më serioz në muskujt hamstring, që nëse diçka e tillë konfirmohet, atëherë Arnautovic do të mbetej jashtë fushave për disa javë.
Arnautovic kishte shënuar golin e vetëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë Interit epërsinë prej 1-0 pas pjesës së parë./Telegrafi/
sport,inter,serie a , inter,serie a