Incident në Kupën e Botës: Kombëtarja e njohur dyshohet se është spiunuar

Lajme

Kombëtarja e Koresë së Jugut është përballur me një situatë të pazakontë dhe shqetësuese gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndaj Meksikës, pasi ekzistojnë dyshime se është spiunuar në qendrën e saj stërvitore.

Sipas mediave lokale meksikane, një dron është parë duke fluturuar mbi zonën ku ekipi korean po zhvillonte stërvitjen.


Ky rast ka ngritur menjëherë dyshime për një përpjekje të mundshme për të vëzhguar nga afër përgatitjet taktike të skuadrës.

Raportohet se droni është rrëzuar nga ushtria meksikane, pas një reagimi të shpejtë për të neutralizuar situatën.

Megjithatë, dy personat që dyshohet se e kontrollonin pajisjen kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes përpara se të ndaloheshin.

Ende nuk është konfirmuar nëse droni ka mundur të regjistrojë pamje nga stërvitja e Koresë së Jugut, ndërsa autoritetet meksikane kanë nisur hetime për të sqaruar plotësisht incidentin dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Ndërkohë, Koreja e Jugut po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Meksikës, e cila është planifikuar të luhet të premten në orën 03:00 të mëngjesit.

Promo